Murphy: Të fuqizohet pozita e femrës kosovare
Një fuqizim më i madh i gruas, do të ndikonte edhe në zvogëlimin e numrit të martesave në moshë të re, ndërsa i bën femrat më të fuqishme në vendimmarrje.
Kështu vlerëson në një intervistë dhënë Zërit, Therese Murphy, drejtoreshë e Institutit Evropian për Barazi Gjinore.
Ajo ka vizituar Kosovën disa javë më parë në kuadër të një punëtorie me qëllim që ta ndihmojnë shtetin më të ri të Evropës dhe vendet tjera paraaderuese për të ndërtuar kapacitete në mënyrë që të jenë të përgatitura ti bashkohen BE-së në të ardhmen.
Ajo thotë se Kosova ka shumë sfida, por si e tillë nuk është e vetme. Edhe vetë vendet e BE-së, sipas saj, kanë probleme sa i përket barazisë gjinore.
/zeri/