22 Janar 2025

Murati: Reflektimi i partive politike ndaj krizës është urgjent

Prishtinë, 27 tetor - Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se reflektimi i subjekteve politike ndaj ngërçit është urgjent.

Ai ka thënë se ngërçi i krijuar ka zgjidhje vetëm politike.

“Unë kam qenë ithtar që ky ngërç të zgjidhet nëpërmjet një procesi politik, proces i cili do të duhej të dërgonte vendin në zgjedhje, në mënyrë që t’i legjitimonte edhe nëpërmjet votës së sovranit realitetet e reja politike të krijuara pas koalicioneve paszgjedhore (LAN apo VLAN)”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se sfidat me të cilat do të përballet Kosova në të ardhmen e bëjnë të nevojshme që vendi të ketë një kryeministër të fortë dhe një qeveri stabile e të qëndrueshme.

Ai është shprehur kundër një qeverie teknike apo një qeverie gjithëpërfshirëse.

 /epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)