Murati ngushëllime për ndarjen nga jeta të prof. Zef Mirdita
Prishtinë, 5 prill Ministrit të Diasporës, Valon Murati ka dërguar ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, prof. Zef Mirdita.
Dje ndërroi jetë historiani e shkencëtari i shquar, profesori Zef Mirdita.
Kontributi i akademik Zef Mirditës në promovimin e vlerave historike të kombit shqiptar është i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht kontributi i tij për shkencën e historisë i tejkalon dimensionet kombëtare.
Profesori ishte një pedagog brilant, që gjithashtu ndikoi formimin e shumë gjeneratave pasardhëse të studiuesve dhe mësimdhënësve të fushave shoqërore.
Nga studentët e tij do të mbahet në mend gjithmonë si një pedagog i devotshëm, poliglot, mjeshtër i madh i letrave shqipe, atdhedashës.
Profesori Mirdita, ishte edhe një përfaqësues eminent i diasporës sonë në Kroaci, i cili me punën e vetë nderonte jo vetëm veten, por edhe diasporën, Kosovën dhe tërë kombin shqiptar.
Ngushëllime familjes Mirdita, komunitetit tonë shkencor si dhe tërë diasporës sonë në Kroaci.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të,
Me nderime
Valon Murati
Ministër i Diasporës