16 Janar 2025

Murati dhe Ymeri diskutojnë për depolitizimin e diasporës

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, priti në një takim njoftues përfaqësuesit e  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,  në krye me kryetarin e këtij lobi, Shukri Ymeri.

Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare.

Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro -Atlantik Shqiptar  është  ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i  traditës shqiptare.

Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik.

Në fund të takimit, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij,  konkretisht ndihmë diasporës sonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)