15 Janar 2025

Murati bashkëbisedon me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora

Prishtinë, 25 korrik - Në kuadër të Ditëve të Diasporës, sot ministri Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.

\"Në përgjithësi, u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me aftësi të kufizuara dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë\", thuhet në një kumtesë të MD-së.

Edhe në këtë debat bëhet e ditur se u shpalosën sukseset e njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me aftësi të kufizuara dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)