16 Janar 2025

Murat Jashari: Të korruptuarit nuk ndalen me fjalë

Prishtinë, 12 shkurt - Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Tribuna”, Murat Jashari, ka bërë një analogji mes liderëve institucional dhe bishave të egra. Ka thënë se të parët nuk mund të largohen nga vesi për të përvetësuar sa më shumë para, ashtu sikur bishat që nuk mund të largohen nga mishi.

“Nuk mund të themi për të gjithë udhëheqësit e vendit, sepse ka përjashtime, por në shumicën e rasteve ose ata, ose vartësit e tyre janë qenie të korruptuara që i kanë sjellë një imazh të keq vendit tonë. Mjafton të jetosh në Kosovë dhe i prek ato, mjafton t’i shikosh raportet ndërkombëtare dhe mund t’i shohësh ato se në çfarë gjendje është shtrirë krimi i organizuar”, ka thënë Jashari.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, ka thënë se nuk i kujtohet se kur Hashim Thaçi e Sami Lushtaku kanë hyrë në Kullën e tyre në Prekaz.

Nuk ndihet keq për këtë dhe me metaforë, thotë se i kanë humbur çelësat për të hyrë në këtë kullë.

Murati ka porositur udhëheqësit që të merren me shtetin, me ligjin e të mos kapen në teke personale.

Ka thënë se është krejtësisht e pakuptimtë përpjekja për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë pa ndodhur njohja e shtetit të Kosovës nga Beogradi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)