Murat Jashari: Sjam kandidat i LDK-së e AAK-së
Prishtinë, 4 dhjetor - Ndonëse ka qarkulluar lajmi se Murat Jashari do të jetë kandidat për president i LDK-së dhe AAK-së, vetë Jashari e ka mohuar një gjë të tillë.
Murat Jashari ka thënë se askush nuk e ka kontaktuar dhe se nuk e din se nga ka rrjedh ky lajm. Ai ka mohuar të ketë dicka të vërtetë .
Megjithatë, ai ka thënë se po e shqyrton mundësinë e kandidimit, por se ende nuk ka vendosur se a do të kandidojë apo jo dhe se a do të jetë kandidat i ndonjë subjekti politik.
Disa media duke u thirrur në burime pranë dy partive theksuan se kanë nisur negociatat midis tyre për të caktuar një kandidaturë të fortë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale për të sfiduar PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi.