18 Janar 2025

Murat Jashari: Nuk jemi në shërbim të politikës

Prishtinë, 27 nëntor - Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi thotë se për më shumë se 100 vjet shtet, shqiptarët janë më të lirë, ndonëse të ndarë, me ç’rast ideja e rilindësve për bashkimin e trojeve shqiptare ende nuk është jetësuar.
 
Sipas Murat Jasharit, nga jetëgjatësia në pushtet e politikanëve shqiptarë në Ballkan, ka bërë që ata të largohen nga realiteti në të cilin jetojmë.

Gjatë një interviste për gazetën “Zërin”, Murati pohon se familja Jashari nuk e mbështet asnjë politikan, apo subjekt politik në Kosovë, ndonëse respekton funksionet kushtetuese shtetërore. Atij nuk i kujtohet as hera e fundit kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë vizituar Kullën e Jasharëve, ndonëse pranon se as nuk ndjehen të hendikepuar.

“Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar. Politikanët janë për ne figura që shkojnë e vijnë. Nëse një politikan do ta kryejë detyrën mirë do ta ketë urimin tonë dhe do ta ketë mbështetjen tonë”, thekson Jashari.

Ai pranon se në bisedimet me Serbinë, Kosova u ka hyrë në hak shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)