Munir Basha mori detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë
Prishtinë, 28 mars - Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, zëvendësministrin e sapo emëruar të Drejtësisë, Munir Basha, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.
Njohja me të arriturat dhe sfidat aktuale të Drejtësisë ishin temë e takimit të parë në mes të Ministres Hoxha dhe zëvendësministrit, Z. Munir Basha.
Ministrja Hoxha i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë Z. Basha, duke theksuar se më shumë se kurrë, duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.
Z. Basha e falënderoi Ministren Hoxha për pritjen dhe siguroi atë se angazhimi i tij do të jetë maksimal për realizimin e prioriteteve të Ministrisë si sundimi i ligjit si dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë