02 Shkurt 2025

Mungesë uniteti brenda Bllokut

Prishtinë, 9 nëntor - Ambiciet e LDK-së për të marrë postin e kryeministrit, duke hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit, kanë filluar të prodhojnë shenjat e para të thyerjes së bllokut VLAN.

Derisa në AAK ngurrojnë të flasin për atë se çfarë mund të ndodhë në ditët në vijim dhe për marrëveshjen tashmë të ridizajnuar, në Vetëvendosje nuk hezitojnë të tregojnë se nuk e kanë ndërmend ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeparlamentar.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, ka thënë se subjekti i tij, ndonëse vazhdon marrëveshjen e parimeve me LAN, kur është fjala për ta votuar kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së, do të veprojë ndryshe prej tyre.

“Ditët në vazhdim duhet të kërkohet nga PDK që të thërrasë seancën. Ne nuk do ta votojmë kandidatin e PDK-së, sepse mendojmë që nuk duhet të ketë kryetar nga PDK-ja”, ka thënë Molliqaj.

Pavarësisht kësaj, Molliqaj vazhdon të insistojë se blloku vazhdon të mbetet i pathyer, sidomos atëherë kur bëhet fjalën për ndaljen e qeverisjes së Thaçit. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)