22 Janar 2025

Mungesa e ambasadorëve, efekt negativ në sigurimin e votave për UNESCO

Prishtinë, 6 nëntor - Neglizhenca e institucioneve për t’i emëruar ambasadorët e rinj në vendet me të cilat Kosova ka marrëdhënie bilaterale, mund të ndikojë negativisht në sigurimin e votave për anëtarësim në UNESCO.

Propozimet e Ministrisë së Jashtme në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar ngërç në dekretimin e ambasadorëve nga presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar balancim mes të emëruarve politikë dhe diplomatëve të karrierës, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova ka mbetur pa shefa të misioneve diplomatike në Japoni, Zvicër, Panama, Mal të Zi, Hungari, Kanada, Bruksel dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Nju-Jork.

Kurse me afat të skaduar edhe pas tetë vjetësh janë ambasadorët në Arabinë Saudite dhe në Francë.

Burime të ndryshme brenda koalicionit qeverisës i kanë thënë gazetës se në prag të votimit për anëtarësim në UNESCO, situata është e paqartë dhe nuk janë të sigurta dy të tretat e votave.

Kjo për shkak se edhe shtetet me peshë në rajonet e tyre, të cilat kanë njohur shtetin e Kosovës, kanë shfaqur hezitime për shkak të mungesës së ambasadorëve. Në mesin e tyre janë Japonia dhe Hungaria.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)