Mujota viziton Junikun
Junik, 5 prill - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka viztuar Komunën e Junikut, ku është pritur nga kryetari Agron Kuqi.
"Ministrin Mujota, e njoftova rreth zhvillimeve në Komunën e Junikut. Me c'rast i bëmë vizitë punimeve në rrugët e Lagjeve, Moronice, Qestaj, Berishë, Tregovishtë si dhe rrugës për në Bjeshkët e Gjeravicës. Njeherit z. Mujota u zotua se për punë të suksesshme dhe transparente Komuna e Junikut do të përkrahet në vazhdimesi nga Qeveria", ka shkruar krytari i Junikut, në profilin e tij në facebook.