19 Janar 2025

Muja zotohet se do të përkrahë programet për fuqizimin e rinisë

Prizren, 9 janar - Këshilli i Rinisë Evropiane të  Kosovës po vazhdon takimet me kryetarët e komunave të Kosovës  ku po  e shpalos programin e KREK-ut  lidhur me fuqizimin e të rinjve dhe afrimin e tyre me proceset vendimmarrëse në komuna si dhe po merr përkrahjen dhe garancinë e kryetarëve të komunave që gjatë këtij mandati të punojnë më shumë për avancimin e sektorit të rinisë si dhe rritjen dhe krijimin e vendeve të punës për gjeneratën e re .  

Në kuadër të këtyre vizitave nëpër komuna  kreu i Evropianëve të rijnë të Kosovës Avdullah  Hasani ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja  ku nga ai ka kërkuar përkrahje të madhe lidhur me zbatimin e fushatës “ Evropianet e rijnë.

\"Papunësia ,siguria e tyre në shkolla ,mospërdorimi substancave narkotike nga ata, delikuenca , mos arsimimi i duhur në zonat rurale e që vazhdon të jetë prioritet dhe brengë e jona edhe në këtë vit është shprehur  presidenti i KREK-ut Avdullah Hasani  duke  kërkuar nga Komuna e Prizrenit  që të shumë fishoj kapacitet dhe  të punoj  më shumë për sektorin e rinisë , duke u munduar që të ofroj siguri në shkolla, të ndihmoj në parandalimin e delikuencës së të miturve , të krijoj bursa  për studentët me kushte jo të mira sociale dhe në këtë formë të prodhoj liderët e së ardhmes.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja  duke i bërë një rezyme aktiviteteve të shumta të kësaj komune lidhur me rininë ai tha  se Komuna e Prizrenit  ka qenë shumë  aktivitete  duke i plotësuar të gjitha detyrimet e komunës që dalin nga ligji për fuqizimin e rinisë si dhe ka zhvilluar  qindra  aktivitete që kanë ndikuar në fuqizimin e rolit të rinisë brenda komunës , Muja po ashtu u zotua se do të mbështes programet e  Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës  që kanë të bëjnë me sektorin e rinisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)