Muja: Demarkacioni dhe Asociacioni mundëi të rivlerësohen
Prishtinë, 12 dhjetor - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen dhe të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike.
Në një intervistë për Epokën e re, ai ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse do të lejohej që dikush nga jashtë të vijë dhe ta menaxhojë situatën e dialogut.
Edhe në këtë rast duhet të bisedojmë ndërmjet vete, sepse gabimi më i madh do të jetë nëse opozita do të lejojë që dikush nga jashtë të vijë dhe ta menaxhojë situatën e dialogut.\"
\"Kjo do të jetë e dëmshme për të gjitha palët. Momentalisht pozita dhe opozita duhet të ulen dhe ti marrin përgjegjësitë, dhe mbi bazën e debatit ta gjejnë mesataren e vlerësimit politik, ka theksuar ai.
Muja ka thënë se marrëveshja për demarkacionin dhe ajo për asociacionin momentalisht janë pa efekte juridike dhe ka mundësi të rivlerësohen.
Sipas tij, opozita e ka arritur qëllimin, meqë asnjë deputet në Kosovë nuk e miraton demarkacionin në formën aktuale.
Demarkacioni dhe asociacioni nuk janë Gjykatë Speciale. Kjo është një natyrë krejt tjetër e problemit dhe nuk e besoj se gjen ndonjë deputet të pozitës i cili më sy mbyllur do ta votojë çështjen e demarkacionit apo të asociacionit. Këto dy marrëveshje momentalisht janë pa efekte juridike dhe kemi mundësi ti rivlerësojmë, ka deklaruar Muja, duke shtuar se zgjidhja është brenda institucioneve.
Qeveria proceduralisht ka bërë gabime të cilat duhet ti pranojë publikisht, ndërsa opozita, në këtë rast Ramush Haradinaj, ka pasur të drejtë që nga aspekti procedural ta kontestojë marrëveshjen e demarkacionit.\"
\"Unë kam propozuar të formohet një komision i jashtëm profesional, qoftë edhe me propozimin e Haradinajt, dhe ai komision ti dëgjonte të gjitha palët.\"
\"Në Komisionin për Planifikim Hapësinor është porta e cila, ose do ta çojë për ratifikim demarkacionin nëse del se kufiri është në rregull, ose do ta kthejë mbrapsht në Qeveri për ta rishikuar, është shprehur Muja.