Muharrem Sfarqa, fillon ti rehatoj stafin e tij politike
Prishtinë, 3 maj - Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me praktikën e punësimit klientelist në Komunën e Ferizajt që përmes familjarizmit, militanizmit, nepotizmit të punësohen personat në këtë institucion.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka hapur konkurs me datën 18.04.2017, me titullin e vendit të punës: zyrtar për përkthim shqip - serbisht dhe anasjelltas, në kuadër të Drejtorisë së Administratës, me gradë të vendit të punës 9 dhe koeficientin 7.
Sipas burimeve të AVONET-it, ky vend pune është përgatitur për këshilltarin e tij Musli Berisha, ku tashtmë ky këshilltar ka aplikuar për këtë pozitë.
Edhe pse ky model është shumë praktik tek institucionet, ne e vlerësojmë si prej fenomenve më të dëmshme, të cilën është e sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës.
Andaj, ne kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, që në komisionin intervenues të jetë një anëtar nga shoqëria civile.