Muhamet Mala u zgjodh kryetar i Degës së AAK-së në Pejë
Prishtinë, 15 qershor - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, ka përmbyllur me sukses të plotë procesin e brendshëm zgjedhor, që nisi javë më parë, në të gjitha nivelet e organizimit.
Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, në javën që shkoi, kjo degë ka zgjedhur dje kryetarin e ri të saj, Prof. Dr. Muhamet Malën.
Kryetari Mala, që do ta udhëheqë Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë në mandatin vijues trevjeçar, vjen me një pedigre të shquar në jetën akademike, dhe është i njohur si pjesëmarrës i shumë ngjarjeve dhe proceseve të rëndësishme në vend.
Dega e AAK-së në Pejë është një prej degëve më të fuqishme dhe, njëkohësisht, konsiderohet si vendlindja e Aleancës. Është dega e parë e partisë, e themeluar 15 vjet më parë