MSA prek Kushtetutën dhe qindra akte ligjore
Kosova e ka ratifikuar fundvitin e shkuar dhe ka listuar edhe veprimet që do të ndërmarrë në funksion të implementimit të kësaj marrëveshjeje.
Veprimet i përmban Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së, i aprovuar nga kabineti qeveritar.
Mbështetur në të, do të hartohen ose do të ndryshohen plot 84 ligje.
Në anën tjetër, rreth 200 akte nënligjore udhëzime administrative dhe rregullore do të finalizohen dhe miratohen brenda pak kohësh.
Qindra veprime të tjera janë listuar në këtë dokument 557-faqesh.
/Koha Ditore/