23 Janar 2025

MSA nënshkruhet së shpejti

Prishtinë, 6 maj - Prishtinë, 6 maj - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka informuar për reformat që po bënë Kosova në drejtim të avancimit të agjendës evropiane.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Këshilli i Evropës i ka dhënë Kosovës në shumë fusha përfshirë edhe procesin e integrimit në BE, ministri Çollaku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të aplikuar për anëtarësim  në Këshillin e Evropës.

Njëkohësisht e ka informuar edhe me ecurinë e dy prioriteteve të sivjetme përkitazi me agjendën evropiane që janë procesi i liberalizimit të vizave dhe nënshkrimi i MSA-së.
Miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve,
ka thënë se i ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshje së shpejti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Çollaku, ka potencuar se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të përmbushur kriteret e fundit teknike lidhur me këtë proces që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.

Kurse shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)