MSA-ja, legjitimim i aspirtave për antarësim në BE
Prishtinë, 6 korrik Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një telefonatë nga ministri i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans.
Homologu holandez ka uruar ministrin Hoxhaj për miratimin e autorizimit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e StabilizimAsocimit me Kosovën, nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Timmermans për rolin që Mbretëria e Holandës ka pasur në këtë proces, i cili do ti hapë rrugë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e StabilizimAsocimit me Kosovën është legjitimim i aspiratarve të popullit të Kosovës për tu bërë antarë të plotë të Bashkimit Evropian, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Holandës edhe në procesin e liberalzimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe në proceset e tjera euroatlantike.
Nga ana tjëtër, ministri i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans, ka siguruar ministrin Hoxhaj se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
Këto ditë, ministri Hoxhaj ka pranuar telefonata nga shumë ministra të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë përgëzuar ministrin Hoxhaj për përparimin që ka bërë Republika e Kosovës në rrugën e saj evropiane.