MSA-ja i hap shtigje Kosovës për përafrim në BE
Prishtinë, 30 tetor - Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj ka thënë se MSA-ja do ta ndihmojë Kosovën për forcimin e demokratizimit dhe themelimit të reformave.
Berishaj për Epokën e re tha se MSA-ja i hap shtigje Kosovës për tu përafruar me familjen evropiane, por ku përafrim ka edhe koston e vet në përmbajtje dhe strukturë.
Në parim, synohet që me anë të MSA-së do të forcohet procesi i demokratizimit, shtetit të së drejtës, integrimet ekonomike si dhe reformat në rrugëtim për anëtarësim në BE, ka thënë Berishaj.
Duke e komentuar situatën e fundit politike në Kosovë, ai thotë se përgjegjësinë më të madhe e ka Qeveria.