MSA është e rëndësishme politikisht dhe ekonomikisht
Prishtinë, 19 shtator - Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur Diskutimin Publik me temë Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit.
Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova, ka deklaruar se MSA është e rëndësishme politikisht dhe ekonomikisht.
Sipas saj MSA i sjell forcim ekonomik Kosovës por nuk është shërues i saj veçse i mundëson qasje të pakufizuar në vendet e BE-së.
Kurse Deputetja Vjosa, Osmani, ka theksuar se ende nuk kemi një ligj të mirëfilltë dhe funksional sa i përket konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
Diskutim Publik mbi progresin e implementimit të MSA-ë është mbajtur ku mbi 15 panelistë kanë pasur rastin të diskutojnë në dy sesione të ndara.