MPMS dhe ambasada britanike u shpërndajnë certifikata liderëve te rinj
Prishtinë, 23 maj - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ambasada britanike sot kanë bërë shëprndarjen e certifikatave për disa të rinj të trajnuar për lidership dhe punë me rininë në Britani të Madhe dhe Irlandën e Veriut.
Ambasadori britanik Ruairi OConnell tha se ndihet i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ceremoni duke vlerësuar lart vullnetarizmin e rinisë dhe bashkëpunimin e të rinjve nga vendet e ndryshme.
Ai është shprehur se ndihet i lumtur sa herë që i ipet mundësia të ndihmojë të rinjt e Kosovës.Ndryshimi vjen vetëm nëse punojmë së bashku dhe unë i inkurajoj, që të rinjtë vullnetarë ta ndihmojnë dhe mësojnë njëri tjetrin, ka thënë OConnell.
Këshilltari i ministrit Abrashi, z. Fatmir Haxholli gjatë fjalimit të tij ka lavdëruar punën e organizatës YMCA duke e çmuar lartë kontributin që përfaqësuesit e kësaj organizate nga e tërë bota bëjnë për të rinjtë.
Duke marrë parasysh se Kosova ka një popullësi kryesisht të përbërë nga të rinjët, falënderoj në veçanti përfaqësuesit e organizatës YMCA për punën që po bën për të rinjtë në Kosovë, e cila në këtë mënyrë po kontribuon në bërjen e të rinjëve pjesë e vendim-marrjes në qëllimet e tyre të mëtutjeshme, ka thënë ndër tjera z. Haxholli.
Trajnimi ka fillaur vitin e kaluar në Britani të Madhe, duke vazhduar me fazën e dytë në Irlandën Veriore, dhe pjesë e fundit e cila përfundoi në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës.
Ambasadori britanik OConell dhe këshilltari dhe këshilli i ministrit Abrashi, Fatmir Haxholli, shpërndanë certifikatat e trajnimit të rinjve që kishin ndjekur këtë program.
Rrjeti Kristian i Qendrave Rinore (Young Mens Christian Association) ka një përvojë të gjatë dhe bashkëpunim të mirë në vende të ndryshme në trajnimin e liderëve dhe punëtorëve të rinj, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar vendeve në zhvillim, siç është Kosova.