MPMH do të kërkojë përgjegjësi për shembjen e dheut në Kalabri
Prishtinë, 2 tetor - Pas marrjes së lajmit për shembjen e dheut në lagjen Kalabria, afër vendit ku po ndërtohet xhamia, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpreh keqardhjen për banorët dhe bizneset përreth që përdorin këtë rrugë kalim.
Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor (MPMH) ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për mënjanimin e problemit dhe do të kërkojë përgjegjësi nga punëkryesi dhe punëdhënësi në këtë kantier ndërtimi, si dhe nga komuna e Prishtinës duke u bazuar në kriteret mbi të cilat ka lëshuar leje ndërtimi.
Gjithashtu, MMPH bën të ditur për publikun se muri mbrojtës dhe të gjitha masat tjera mbrojtëse gjatë procesit të ndërtimit, sipas ligjit të ndërtimit, është dashur të vendosen para fillimit të gropimit të themelit.
Në qoftëse ky problem nuk mënjanohet sipas afateve ligjore, MMPH gëzon të drejtën ligjore për ngritjen e padisë penale ndaj të gjitha palëve të përfshira.
Shembja e dheut dhe dëmtimi i rrugës deri në atë masë përveq që rrezikon jetën e banorëve, mund të jetë fatale edhe për veturat dhe kamionët që e përdorin atë rrugë për të mbërritur në vendet e tyre të punës.