22 Dhjetor 2024

MPJD e Kosovës dhe MPJ e Malit të Zi mbajnë konsultimet politike

Podgoricë, 12 korrik - Ministritë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (MPJD) dhe Republikës së Malit të Zi mbajtën konsultimet politike.

Konsultimet politike u mbajtën në Podgoricë dhe u udhëhoqën nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Malit të Zi, Ljubomir Mišurović.

Përgjatë takimit u diskutua për marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces të finalizimit, situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në dimensionin multilateral, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimet e përbashkëta infrastrukturore.

Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi delegacionin malazez për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke vënë theksin në procesin e tanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai falenderoi Malin e Zi për mbështetjen e pakusht në këtë proces të anëtarësimit.

Poashtu u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe masat që kanë ndërmarrë të dyja vendet, sidomos pas situatës së krijuar nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Ndikimi i dëmshëm i vendeve të treta në rajonin tonë është shqetësim i përbashkët dhe bashkëpunimi për luftimin e tij është i domosdoshëm.

Të dyja palët u pajtuan që t'i angazhojnë departamentet përkatëse të të dyja Ministrive për bashkëpunim të ngushtë për procesin e integrimeve evropiane dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)