MPJ po e dëmton imazhin e vendit
Prishtinë, 23 qershor - Skandalet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), pothuajse prej ?llimit të qeverisë Thaçi 2 kanë ndikuar dukshëm në prishjen e imazhit të Kosovës.
Që nga koha kur në krye të dikasterit të jashtëm ka ardhur Enver Hoxhaj, kjo ministri është përfshirë në shkelje të shumta të ligjeve, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me emërime dhe zgjedhje të sta?t të brendshëm të MPJ-së, apo sta?t diplomatik e konsullor.
Siç është raportuar shumë herë, për tu zgjedhur anëtar i ambasadave dhe konsullatave të Kosovës, pothuajse kriter i vetëm dhe i domosdoshëm ka qenë të qenit anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa të tjerat as që janë marrë parasysh.
Emërimet politike në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konvertimi i bashkëpunëtorëve të ministrit Hoxhaj, gjegjësisht sta?t politik në staf civil, shpenzimet e mëdha të kabinetit të ministrit, janë vetëm disa nga skandalet për të cilat është raportuar shumë herë nga mediet kosovare.
Përveç këtyre, lufta për ti marrë meritat për njohje, përkatësisht përplasjet publike në mes të ministrit Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, vetëm sa i kanë rënë vulë dëmtimit të imazhit të Kosovës.
Ndërkaq, së fundi Ministria e Punëve të Jashtme është përfshirë edhe një skandal tjetër. Ky dikaster qeveritar e ka akuzuar ish-diplomatin Lulzim Peci, se ka bashkëpunuar me shërbimin informativ serb, me çgjë e ka rrezikuar sigurinë kombëtare.
Të gjitha skandalet që kanë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, veçanërisht cilësimi i një diplomati, ?llimisht si më i miri që ka Kosova, e më pas si bashkëpunëtor i çarqeve serbe, për partitë opozitare dhe njohësit e politikës së jashtme tregon se sa është duke u dëmtuar imazhi i Kosovës nga udhëheqësit e MPJ-së.
Puhie Demaku nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nëse një ministri do të duhej të ishte e pastër si loti, atëherë këtë epitet do të duhej ta gëzonte Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak të rolit dhe rëndësisë që ka.
/Zëri/