22 Janar 2025

MPJ pa listë të saktë të vendeve që e kanë njohur Kosovën

Prishtinë, 8 janar - Ministria e Punëve të Jashtme ka hyrë në vitin 2015 pa një listë të saktë me numrin e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës.

Kjo paqartësi po vazhdon të përcillet nga viti në vit, derisa për numrin e njohjeve qeveria vazhdon të tregojë vetëm në deklarata publike, pa ofruar listën e plotë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas faqes zyrtare të MPJ-së që tani udhëhiqet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, Kosovën deri më tani e kanë njohur 96 shtete, derisa publikisht thuhet se ky numër ka shkuar në 108. Paqartësitë rreth njohjeve, zyrtarë të Ministrisë i kanë arsyetuar me ridizajnimin e faqes, të cilën patën thënë se do ta bëjnë qysh në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërkaq, sipas opozitës, kjo dëshmon joseriozitetin e Qeverisë karshi shteteve që kanë vendosur të kenë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Zyrtarisht në faqen e MPJ-së vazhdojnë të figurojnë shtete për të cilat nuk ka nota verbale, ndërsa janë injoruar vendet që kanë konfirmuar njohjet. Muajin shkurt e kanë përmendur edhe tani zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kur janë pyetur për paqartësitë rreth njohjeve.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)