MPJ organizon mbrëmje homazh për viktimat në Nice të Francës
Prishtinë, 18 korrik Nën kujdesin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, MPJ në shenjë përkrahje dhe solidarizimi me shtetin francez do të organizoj sonte një mbrëmje homazh për viktimat e sulmit në Nice të Francës.
Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të korit diplomatik të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues nga jeta publike.
Mbrëmja do të mbahet në orën 18:00 në Hotelin Swiss Diamont në Prishtinë.