19 Janar 2025

MPJ kërkon privilegje luksoze për ambasadorët dhe familjarët e tyre

Prishtinë, 27 prill - Privilegje të shumta për diplomatët dhe familjarët e tyre ka paraparë Ministria e Punëve të Jashtme në Projektligjin e ri për shërbimin e jashtëm.

Përveç ambasadorit, i cili do të marrë pagë dyfish më të madhe sesa deputeti, një gjysmë page me nivel të atasheut do të marrë edhe bashkëshortja/i që e shoqëron. Edhe për fëmijët e tyre është paraparë 20 për qind e pagës së atasheut, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projektligj ka kaluar në Komisionin për Buxhet e Financa dhe Komisionin për Punë të Jashtme, por është ndalur në Komisionin për Integrime Evropiane, të cilët kanë kërkuar rishikimin e këtyre beneficioneve.

Derisa deputetët thonë se një ligj i tillë nuk ekziston as në vendet me buxhet shumë më të madh sesa Kosova, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë thënë se ligji bazohet në praktikat më të mira në botë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)