07 Janar 2025

MPJ kërkon përkrahje nga Letonia në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 20 korrik – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla,  ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homogolun nga Letonia, Edgars Rinkēvičs.

Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ministrja Haradinaj – Stublla ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.

Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj – Stublla ia ka rikonfirmuar holomogut të saj gatishmërinë e Republikës së Kosovës, për  njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konform integritetit territorial të Kosovës dhe Kushtetutës së saj.

“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, është shprehur ministrja Haradinaj - Stublla.

Ndërkaq ka kërkuar që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)