MPJ-ja ndan grada të jashtëligjshme diplomatike
Prishtinë, 15 mars - Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka dhënë gradë diplomatike edhe një anëtari të stafit të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE). Është kjo gradë speciale.
Me bekimin e Petrit Selimit, tani ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Labinot Hoxha ushtron funksionin e zëvendësambasadorit në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.
Hoxha kishte punuar përpara në misionet ndërkombëtare në Kosovë, e më pas ishte rekrutuar nga MIE-ja. Prej rreth pesë vjetësh është pjesë e stafit diplomatik të Kosovës.
Vitin e shkuar ai është ngjitur lart për dy grada.
Si shtesë të vendimit, Selimi kishte përcjellë edhe një e-mail.
/Koha Ditore/