21 Janar 2025

MPJ-ja ia siguron objektin konsullatës që nuk ekziston

Prishtinë, 7 janar - Krye më vete, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka përzgjedhur godinën ku do që ta vendosë misionin e dytë diplomatik në Suedi, përderisa vendet e tjera nordike mbulohen vetëm në nivel jorezident.

Veprimin e ka ndërmarrë pa bekimin e presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria që drejtohet nga Hashim Thaçi ka negociuar tashmë qiranë e objektit që ndodhet në qytetin e Malmos, e ku do të vendoset konsullata. Është një objekt me sipërfaqe rreth 180 metra katrorë dhe hapësira do të ndahet me Qendrën Kulturore të Kosovës në Suedi, e që do të zhvendoset aty. Qiraja mujore tejkalon shumën prej 4 mijë eurosh.

Konsullata nuk është themeluar ende. Kushtetuta ia lë Presidentit të vendosë “për formimin e misioneve diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin”. Jahjaga nuk ka vendosur ende.

Në Presidencë dhe as në Qeveri nuk kanë folur për inicimin e ndonjë procedure që ka të bëjë me hapjen e misionit të dytë diplomatik në Suedi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)