19 Maj 2024

MPJ hap garën kombëtare për foton më të mirë

Prishtinë, 14 janar - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës (MPJ), në kuadër të festimit të pesë vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka hapur garën kombëtare për foton më të mirë të botuar nga vetë qytetarët e Kosovës në rrjetet sociale në internet.

Ky aktivitet është paraparë në Strategjinë për Diplomaci Digjitale, e përkrahur nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Jashtme e Norvegjisë.

Gara kombëtare për foton më të mirë është e hapur deri më 28 janar 2013. Juria profesionale do të vlerësojë fotot më të mira për kategoritë Vendet e Kosovës, Njerëzit e Kosovës dhe Ngjarjet në Kosovë.

Do të shpërblehen 10 fotot më të mira me nga 250 euro, ndërsa fituesit e fotos më të mirë në çdo kategori do të fitojnë nga 800 Euro.

100 fotot më të mira do të botohen në një botim të veçantë. Kushti i vetëm është që fotografia të ketë qenë e postuar në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Flicker, tek profilet e kosovarëve gjatë pesë vjetëve të fundit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi tha se gara kombëtare #InstaKosova nderon me qindra dhe mijëra kosovarë që çdo vit postojnë foto të bukura dhe mahnitëse nga Kosova dhe të njerëzve të Kosovës, duke i bërë kështu më shumë reklamë Kosovës se çfarëdo fushate reklamuese.

“Duke dashur ta njohim punën e madhe dhe kreativitetin e qytetarëve, ne kemi vendosur të bëjmë këtë garë, duke marrë parasysh sidomos fotot e botuara në rrjetin e fotove Instagram”, ka thënë Selimi.

Adriatik Kelmendi, TV producent dhe gazetar si dhe kryetar i jurisë profesionale ka përshëndetur këtë iniciativë duke thënë se “kjo garë e hapur është mënyrë e mirë që të shfrytëzohen potencialet kreative të kosovarëve për të sjellë një imazh më ndryshe të Kosovës.”

Arjeta Emra, drejtoreshë e British Council shprehet krenare për mbështetjen gjatë këtij viti të projekteve të shumta kreative nga fusha e Diplomacisë Digjitale.

“British Council në tërë globin është e njohur për veprimet e diplomacisë publike, dhe kjo lloj gare është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet diplomacisë, artistëve dhe qytetarëve për një qëllim të bukur siç është festimi i pesë vjetorit të pavarësisë”, ka thënë Emra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)