MPJ e Kosovës e shqetësuar me dhunën në Maqedoni
Prishtinë, 5 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni përkitazi me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup.
MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni.
U bëjmë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi.
Ministria e Jashtme do të vazhdoj ti ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për ti zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre.