16 Janar 2025

MPJ e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriq

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën i cili hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë.

Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët.  Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.

MPJ i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriq dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë.

Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)