18 Janar 2025

MPJ dënon dëmtimin e pllakës së Ambasadës së Kosovës në Suedi

Prishtinë, 11 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, të shtunën pasdite është informuar nga zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Suedi, se dje rreth orës 16, pllaka në hyrje të selisë së Ambasadës në Stokholm është gjetur e dëmtuar.
 
Zyrtarët e Ambasadës kanë njoftuar se sipas asaj që vihet re, duket se dëmtimi është bërë me mjete të forta, me ç’rast mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës janë shkarravitur simbole serbe.

Zyrtarët e Ambasadës menjëherë i kanë njoftuar organet policore suedeze, që përkujdesen për sigurinë e ambasadave, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Autoritetet suedeze kanë ekzaminuar dëmtimin dhe kanë marrë një deklaratë gojore në vendin e ngjarjes nga zyrtarët e Ambasadës, duke theksuar se do të fillojnë hetimin e rastit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)