27 Dhjetor 2024

MPJ çmon lartë veprën e Arbnora Fejza-Idrizi

Prishtinë, 19 shkurt - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla ka përgëzuar znj.Arbnora Fejza-Idrizi për arritjen e një tjetri rekord Guinness për flamurin më të madh në botë të formuar me origami. Flamuri i Kosovës i përbërë nga një mozaik me mbi 120 mijë origami është krijuar nga znj. Fejza-Idrizi me ndihmën e studentëve të gjimnazit ‘Hamëz Jashari’ në Skënderaj.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka uruar znj. Fejza-Idrizi për rekordin e saj të radhës në Librin Guinness, duke e cilësuar këtë arritje si një dhuratë e përzemërt për Kosovën dhe për lartësimin e imazhit të vendit.  

“Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.”, është shprehur ajo.

Kryediplomatja e Kosovës më tej ka shtuar “se çdo vepër e mirë, secili gur/origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin e Kosovës.” 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)