MPB shënon Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civil
Prishtinë, 23 qershor - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Shërbyesit Civil, Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë një ceremoni rasti ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë.
Kjo ceremoni do të mbahet sot në objektin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, i cili gjendet afër Pallatit të Drejtësisë.