MPB prezantoi udhëzuesin për hartimin e planit për KKSB
Prishtinë, 28 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takim me kryetar dhe përfaqësues të komunave të Republikës së Kosovës, ku u bisedua për udhëzuesin për hartimin e planit vjetor të punës për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi(KKSB).
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka theksoi se është e rëndësishme të vlerësohet rëndësia e përmirësimit të sigurisë në të gjitha bashkësitë e Kosovës, përmes funksionimit të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi.
MPB-ja dhe grupi drejtues për monitorimin e zbatimit të strategjisë kombëtare për siguri në bashkësi-2011-2016, është mundur që të gjitha dokumentet që i kemi hartuar ti përshtaten komunave dhe ti japim fuqi edhe në ekzekutim nga ana e KKSB-ve për aq sa lejojnë ligjet.
Zëvendësministri Zeka theksoi se, KKSB-të përveç aspektit të sigurisë në komuna, ekzistojnë shumë mekanizma të sigurisë, që përveç aspektit të sigurisë dhe stabilitetit që krijojnë janë gjithëpërfshirëse dhe krijohen premisa për një model evropian dhe një komunikim interaktiv me të gjithë akterët.
Ndërsa zëvendësambasadorja e OSBE-së,Paivi Nikander theksoi se së bashku me zyrtarët e MPB-së do tiu paraqesin një udhëzues të qartë për përpilimin e planeve vjetore për punën në KKSB. Ajo tha se është e rëndësishme që në këto këshilla janë të përfshira të gjitha komunitetet dhe për këtë ju inkurajojë që këto këshilla të jenë sa më funksionale.
Të gjithë përfaqësuesit e komunave vlerësuan se tashmë janë funksionale Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe ky mekanizëm mundëson që të gjithë akterët e përfshirë të ketë të qartë gjendjen e sigurisë dhe jepen vlerësimet reale për të menaxhuar situatat, pasi siguria dhe zbatimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët.
Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takim me kryetar dhe përfaqësues të komunave të Republikës së Kosovës, ku u bisedua për udhëzuesin për hartimin e planit vjetor të punës për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi(KKSB).