07 Maj 2024

MPB pezullon nga puna një këshilltar dhe dy drejtorë

Prishtinë, 21 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashi dhe pezullimin nga puna me pagesë, të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.

Vendimet janë marrë në mbështetje të Nenit 145 (pika2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, (Gazeta Zyrtare, nr. 82,21 tetor 2010), si dhe duke u bazuar në Nenin 8 (paragrafi 1.4), shtojcën 3, të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave (22.03.2011) dhe Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr.03/L-149 neni 75, Paragrafi 1.

Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin.

Procedurat e mëtejme për të lartpërmendurit do të zhvillohen në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)