MPB përshëndetë zbatimin e IBM në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë
Prishtinë, 31 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përshëndetë fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar te Kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe në pikat kufitare Bërnjak dhe Dheu i Bardhë-Konçul.
Fillimi i zbatimit të kësaj Marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtaret e Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në përgatitjen e infrastrukturës dhe aspekteve tjera teknike për fillimin e këtij procesi.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencionet shtetërore përgjegjëse për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mbeten të përkushtuara në përmbushjen e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.