07 Maj 2024

MPB përgatitet për lëshimin e kartelave biometrike të identitetit

Prishtinë, 22 mars - Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërministror dhe me partneret e jashtëm, mbajti takim konsultativ në prag të nisjes së procesit të përgatitjes për lëshimin e Kartelave biometrike të identitetit në kohen digjitale.

Në këtë ceremoni morrën pjesë, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve të Kosovës (STIKK).

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se sot po promovojmë fillimin e punës të grupeve punuese në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kartelën e re biometrike të identitetit të Republikës së Kosovës.

Ai, tha se është formuar grupi punues për përgatitjen e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Letërnjoftimin.

Këto ndryshime dhe plotësime tanimë sipas tij kanë përfunduar duke respektuar të gjitha procedurat e parapara ligjore.

“Kartela e re biometrike, ka këto qëllime, funksionin e pasaportës, duke lehtësuar edhe me shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe çipi i vendosur në kartelë do të këtë dy role, të zëvendësoj në formën më të sigurt “emrin dhe fjalëkalimin” për autentikim në internet dhe përmes certifikatave digjitale do të ju mundësoj të gjithë qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve elektronike nga Institucionet shtetërore, biznesi por edhe ndërmjet veti”- theksoi ministri Rexhepi

Ministri Rexhepi, tha se përmirësimi i shërbimeve elektronike, konform “Strategjisë për Qeverisje Elektronike” dhe integrimi i kartelës se re biometrike në këto shërbime, është një ndër objektivat afatmesme të  MPB-së.\"

Ky bashkëpunim për realizimin sa më të suksesshëm të projektit të kartelës biometrike të identitetit, sipas tij paraqet edhe një të arritur të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt rrugës së saj të integrimit të plotë në BE.

Ndërsa, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se me fillimin e punës për kalimin e procesit në kartela biometrike, nga aspekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ky proces është i rëndësishëm për dy çështje.

“Në procedurën e regjistrimit të biznesit dhe lehtësirave për të bërë biznes do të mundësojë një identifikim më të shpejtë, më të sigurt dhe së dyti me lehtësinë e lëvizjes, gjegjësisht me qarkullimin e lirë të njerëzve, do të ketë qarkullim më të lirë edhe të mallrave në rajon dhe më vonë shpresojmë, pas procesit të liberalizimit të vizave edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi Kusari-Lila

Zëvendëskryeministrja, Kusari-Lila, tha se kjo do të jetë një ndihmesë e drejtpërdrejtë edhe për afaristët dhe për sektorin e ekonomisë, prandaj janë të dedikuar që të kontribuojmë në këtë proces në angazhimin e plotë të MTI-së dhe që sa më shpejtë të realizohet ajo çfarë është si kriter i domosdoshëm i BE-së, por gjithashtu edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)