MPB nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Kretës
Prishtinë, 7 qershor - Ministri Bajram Rexhepi ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim akademik me drejtorin e Departamentit të Forenzikës të Universitetit të Kretës, Manolis Michalodimitrakis.
Kjo marrëveshje ka për qëllim fillimin e një bashkëpunimi në fushat e interesit të të dy palëve si dhe si dhe dërgimin për studime të dy zyrtarëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, nga Laboratori i Forenzikës, në Universitetin e Kretës.
Po ashtu, të dy palët janë pajtuar që të rrisin numrin e shndërrimit të zyrtarëve dhe hulumtuesve, të bartin programe të përbashkëta të hulumtimeve etj.
Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri Rexhepi dhe drejtori Michalodimitrakis, do të zgjasë për dhjetë vite dhe ajo mund të përtërihet me pajtimin e të dy palëve.