16 Janar 2025

MPB lansoj sistemin e ri të gjendjes civile

Prishtinë, 15 shkurt - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve Brendshme u mbajt ceremonia e lansimit të sistemit të ri të gjendjes civile, i cili do të bëjë kompletimin e të gjitha të dhënave të qytetarit duke krahasuar shënimet e tij nga të gjitha regjistrat e gjendjes civile dhe regjistrit civil.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se MPB-ja ka duke pasur për qëllim lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, ka arritur në përfundim se  duhet të lëshohet një dokument i cili përmban më shumë shënime dhe ky dokument quhet Ekstrakt i Lindjes.

”Ekstrakti i lindjes do të përmbajë të gjitha të dhënat  të cilat deri më tani janë lëshuar në katër çertifikatat e zakonshme të gjendjes civile siç janë: çertifikata e lindjes, çertifikata e statusit martesor, çertifikata e  vendbanimit dhe çertifikata e shtetësisë”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi theksoi se me këtë dokument të unifikuar mund të aplikohet për letërnjoftim, për pasaportë,  për regjistrim në shkolla, fakultete dhe çdo vend ku është përdorur njëri prej dokumenteve të sipërpërmendura.

“Për të përfituar këtë shërbim qytetari duhet të drejtohet në zyrën e gjendjes civile, ku e ka të regjistruar lindjen e tij. Pas kryerjes së krejt këtij procesi, qytetari çdo certifikatë të gjendjes civile mund ta merr kudo në zyrat e gjendjes civile në të gjitha komunat në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Legjislacioni i ri parasheh që i porsalinduri të pajiset me certifikatë të lindjes të përhershme dhe do të jepet vetëm një herë”, tha Rexhepi

Ministri Rexhepi vuri në dukje se me futjen në funksion të këtij sistemi, përveç ngritjes së nivelit te saktësisë dhe të besueshmërisë së të dhënave, po plotësohet edhe njeri ndër rekomandimet në raportin për  liberalizim të vizave.

Ndërsa Kryeshefi Ekzektutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Abedin Mehmeti, bëri prezantim grafik të procesit të plotësimit të të dhënave për të marr ekstraktin e lindjes. Ai tha se qytetari duhet të drejtohet në komunën ku e ka të regjistruar lindjen dhe pas kalimit të procesit të verifikimit mund ta merr certifikatën në cilëndo komunë të Kosovës.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Administratës Publike dhe është përkrahur nga programi i IPA-së i Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)