16 Janar 2025

MPB i dorëzoi Prishtinës librat amëz të skanuar dhe të certifikuar

Prishtinë, 19 prill - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbajti ceremoninë e dorëzim-pranimit të librave të skanuar dhe të certifikuar të gjendjes civile për Komunën e Prishtinës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësshefja e misionit të EULEX-it, Joelle Vachter dhe  Edon Miftari, drejtor i administratës në Komunën e Prishtinës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi theksoi se pas skanimit të librave amzë, zyrave të gjendjes civile do t’u lehtësohet puna në kompletimin e informatave të munguara.

“Është ndihmesë e madhe për Komunën e Prishtinës që qytetarët t’i kenë të dhënat dhe të marrin dokumentacionin adekuat për të cilin aplikojnë”, tha ministri Rexhepi.

Ai theksoi se kjo është edhe një kërkesë në procesin e liberalizimit të vizave, që Regjistri Qendror Civil të plotësohet aty ku nuk janë të dhënat e plota.

Zëvendësshefja e misionit të EULEX-it, Joelle Vachter, u shpreh e sigurt që kjo do t’i ndihmojë autoritetet lokale në plotësimin e të dhënave të gjendjes civile.

“Kjo punë është një arritur e madhe për popullatën  e Kosovës dhe jam krenare që kam marrë pjesë në këtë proces”, tha Vachter.

Ndërsa drejtori i administratës në Komunën e Prishtinës, Edon Miftari, tha se është një lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës, sepse me këto kopje të certifikuara do t’i shmangen gabimet e mundshme dhe informatat do të jenë më të plotësuara, kur qytetarët të pajisen me certifikata konkrete.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Komunës së Prishtinës gjithsej 1013 libra amzë të skanuar dhe të printuar. Deri më tani u janë dorëzuar librat amëz edhe komunës së Fushë-Kosovë, Obiliqit, Gllogovcit dhe Lipjanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)