06 Maj 2024

MPB dorëzoi librat e skanuar të gjendjes civile për 4 komuna

Prishtinë, 27 shkurt - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të Librave të skanuar dhe të certifikuar të gjendjes civile për Komunën e Lipjanit, Fushë-Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, përfaqësues të komunës së Lipjanit, Obiliqit, zyrtarë të Komisionit Evropian dhe të EULEX-it.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se kohë më parë është arritur marrëveshja gjatë bisedimeve në Bruksel për bartjen e regjistrave themeltar të gjendjes civile, pra kthimit në Kosovë. Kërkesa jonë ka qenë që librat të kthehen në origjinale, mirëpo për arsye politike është arrit kompromisi që të bëhet skanimi verifikimi dhe certifikimi i tyre.

“Zyrtarët e Agjencisë për Regjistrim Civil dhe të EULEX-it të përkrahur nga Komisioni Evropian, ku nga ARC-ja i kemi dërguar tetë zyrtarë të cilët pasi është bërë skanimi i këtyre regjistrave, i certifikojnë dhe i kthejnë në mënyrë që të kompletohet regjistri qendror civil."

"Ky regjistër qendror civil edhe ashtu ka qenë i besueshëm, mirëpo ka qenë kërkesë edhe në procesin e liberalizimit të vizave që të kompletohet edhe me të dhëna që eventualisht ne nuk i kemi dhe janë në librat themeltar të gjendjes civile në Serbi”, theksoi ministri Rexhepi
.
Ministri Rexhepi vuri në dukje se më në fund është bërë një punë relativisht e madhe, që prej tetorit të vitit të kaluar dhe deri më tash, është arritur që bëhet skanimi, verifikimi dhe certifikimi një numri të madh të librave diku rreth 2 mijë.

Ndërsa për katër komunat që janë kryesisht në rajonin e Prishtinës, për Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq dhe Lipjan janë kompletuar dhe sot zyrtarisht dorëzohen këta regjistra themeltar të gjendjes civile me të cilin edhe më tutje do të rritet besueshmëria në regjistrin qendror të gjendjes civile.

“Realisht si fazë e dytë e projektit, presim që Komisioni Evropian të financojë projektin e ARC-së, ku do të bëhet edhe digjitalizimi i krejt regjistrit qendror të gjendjes civile, që do të jetë një lehtësim edhe për të dhënë shërbime më të lehta për qytetarët, po ashtu e rritë efikasitetin”, theksoi ministri Rexhepi.

Ndërsa kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, tha se realisht është bërë një punë shumë e mirë dhe i falënderojë të gjithë që kanë qenë të angazhuar në këtë proces për kompletimin dhe kthimin e librave të gjendjes civile.

“Besoj se duke marrë parasysh një periudhë të gjatë, që nga vitit 1999 është shumë e rëndësishme të kemi këto dokumentacione edhe pse nuk është origjinali, mendoj se të dhënat janë të sakta, por është e nevojshme që të kthehen edhe materiale të tjera për qytetarët. Ndihem mirë që më në fund i kemi librat e gjendjes civile që do të lehtësojnë punën tonë për të gjitha shërbimet që ofrohen nga ky sektor për qytetarët e komunës sonë”, tha Demaku. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)