03 Maj 2024

MPB dhe UNDP marrëveshje në fushën e ri-integrimit

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së për Kosovën, Osnat Lubran, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në sferën e ri-integrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.

Marrëveshja në fjalë synon implementimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar duke iu ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi, brenda kornizës së Projektit për tregun aktiv të punës në Kosovë. Ky projekt implementohet nga UNDP në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Përvoja dhe ekspertiza e UNDP-së në projektet që gjenerojnë punësim dhe aftësim profesional janë të rëndësishme për lehtësimin e qasjes së qytetarëve kosovarë të riatdhesuar në tregun e punës.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e Kosovës që do riatdhesohen nga janari i vitit 2012 të vizitojnë apo kontaktojnë zyrat rajonale e komunale të punësimit në Kosovë dhe të interesohen për mundësitë e përfitimit nga kjo skemë.

Politikat e riatdhesimit dhe ri-integrimit janë ndër kushtet kryesore për Kosovën në rrugën e saj për liberalizim të plotë të vizave me Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)