15 Janar 2025

Moszgjedhja e kryeparlamentarit çon vendin në zgjedhje

Prishtinë, 2 gusht - Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se praktika tregon se në qoftë se deputetët tri herë radhazi nuk arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin, Kuvendi vetëshpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Ai ka treguar se të drejtën për postin e kryeparlamentarit PAN-it ia garanton Kushtetuta e që, sipas tij, nuk është e drejtë që në këtë çështje të përzihen subjektet e tjera politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)