Mosvotimi i Speciales, goditje për Kosovën
Sipas liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe analistëve, kjo Gjykatë vetëm do të mundë ti kishte ndihmuar Kosovës që ti pastrojë të gjitha mesazhet kundër lidershipit politik për krime lufte, por jo ta dëmtonte Kosovën.
Kryeministri i Republikës së Kosovës ka apeluar tek faktori politik dhe ai institucional se Kosova duhet ti përmbushë obligimet e detyrimet, të cilat i ka marrë.
Në asnjë rast nuk i gëzohemi asaj që ne të festojmë ose të manifestojmë mosvotimin e përcaktimeve tona dhe detyrimeve tona, por e shohim si sukses kur detyrimet tona arrijmë ti bëjmë vepër dhe që zotimet tona që i kemi dhënë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian ti vëmë në vepër dhe të ecim në perspektiven evropiane, ka thënë Mustafa.
Ai me tutje ka theksuar se Kosova ka nevojë që të ketë bashkëpunim ndërkombëtar, të ecë rrugës së integrimeve evropiane, sidomos të atyre që kanë të bëjnë tani me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, me liberalizimin e vizave, me aderimin e vendit në institucionet tjera ndërkombëtare, të cilat ai i ka quajtur të domosdoshme që aty të gjendet Kosova.
Për këtë ne duhet të tregojmë përcaktimin dhe seriozitetin tonë ndaj të gjitha detyrimeve, të cilat Kosova i ka marrë, por edhe ndaj detyrimeve të cilat ne do ti marrim në të ardhmen, ka thënë Mustafa.
Zeri