23 Janar 2025

Mosvotimi i Gjykatës Speciale, lajm i mirë për Kosovën

Prishtinë, 27 qershor  - Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi konferencë për media ku drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, foli rreth mosvotimit të djeshëm të Gjykatës Speciale.

Ai tha se mosvotimi i kësaj gjykate nga Kuvendi është një lajm i mirë për Kosovën. “Dje u evitua heqja e një pjese të konsiderueshme të sovranitetit republikan”, tha Konjufca.

Më tutje, ai reagoi ndaj kërcënimeve të Qeverisë se këtë çështje do ta rikthejë në Kuvendin e Kosovës. “Në vend që Qeveria të reflektojë pas këtij refuzimi në Kuvend, ajo është përcaktuar për rrënimin total të demokracisë parlamentare. Dje, kryeministri Mustafa dhe zv.kryeministri Thaçi të hidhëruar nga vota e lirë dhe e ndërgjegjshme, paralajmëruar masa ndëshkuese dhe bënë thirrje hakmarrëse për këdo që ka votuar kundër.

Thaçi dhe Mustafa po I ngjajnë njëri-tjetrit gjithnjë e më shumë. Janë bërë sikur binjakët siamezë. Njëri i kërcënon deputetët partisë së tij që nuk e votuan për kryeministër. Tjetri i kërcënon deputetët e partisë së tij pse nuk e votuan Specialen. Tash ata po thonë se do ta kthejnë sërish votimin e Speciales. Ky është fundi i demokracisë.”

Në anën tjetër Konjufca foli edhe për kërcënimet që po u bëhen qytetarëve se gjoja kjo gjykatë do të themelohet nga jashtë. “Vetë ndërkombëtarët, në shtetet e tyre nuk do të pranonin këso çarje të madhe të sistemit të drejtësisë”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)