21 Janar 2025

Moskushtëzimi i Serbisë rrezikon integrimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 24 gusht -  Integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian mund tëbëhet pengesë e rrezikshme për Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimitnë familjen e madhe evropiane, vlerësojnë ekspertë të integrimeveevropiane.

Serbia, sipas tyre, me rastin e integrimit në BE, do ketë të drejtë ta përdorë veton. Në rrethana aktuale, nuk ka asnjë garanci që ajo nuk do ta përdorë atë veto për ta bllokuar Kosovën.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, ka shpjeguar se dy traktatet themeluese të Bashkimit Evropian, përkatësisht Traktati mbi BE-në dhe Traktati mbi funksionimin e BE-së, e përcaktojnë që anëtarësimet e shteteve të reja në union bëhen thjesht dhe vetëm me unanimitet të plotë të shteteve anëtare ekzistuese si në kuptim të votimit në këshill gjithashtu edhe në kuptim të ratifikimit amendamentit anëtarësues për secilin shtet anëtar në secilin parlament të shteteve anëtare, shkruan Tribuna.

Praktikisht, sipas Korenicës, kjo i bie që një shtet i vetëm anëtar mund të përdor veto ndaj anëtarësimit të ndonjë anëtari të ri dhe një veto e tillë e bllokon në tersi procesin anëtarësues të anëtarit të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)